Rikonstruksioni i rrugës së Dibrës, Bashkia informon organizimin e lëvizjes
Në vijim të mbarëvajtjes të procesit të punës për zbatimin e punimeve të objektit “Rikonstruksioni i rrugës së Dibrës”, Bashkia e Tiranës informon qytetarët se si pasojë e kryerjes së punimeve (asfaltim), ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e “Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën ”Siri Kodra”, deri në kryqëzimin me rrugën “Bardhyl”, duke filluar nga ora 21.00 e datës 11.05.2013, deri në datën 13.05.2013.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në segmentin e rrugës së ”Dibrës”, nga kryqëzimi me rrugën ”Siri Kodra”, deri në kryqëzimin me rrugën “Bardhyl” do të kryhet me një sens lëvizjeje, sipas drejtimit lindje - perëndim.Shërbimi i linjës së transportit urban “Kombinat-Kinostudio”, në një pjesë të saj do të kryhet me itinerare: Qendër – rruga e “Barrikadave” – “Ferit Xhajko” – rruga e “Dibrës”, sipas dy drejtimeve të lëvizjes.Shërbimi i linjës së transportit urban “Tufina” në një pjesë të saj do të kryhet me itinerare: Qendër – “Luigj Gurakuqi” – “Hoxha Tahsim” – “Bardhyl” – “rruga e “Dibrës”, sipas dy drejtimeve të lëvizjes.