Katër të arrestuar në Paris, po planifikonin një sulm terrorist

Tronditen sërish francezët, por kësaj radhë fatmirësisht sulmi është parandaluar. Katër persona janë arrestuar nga autoritetet, pasi kishin planifikuar një sulm terrorist në kryeqendrën e Francës, Paris. Autoritetet konfirmojnë se të katërt kanë lidhje me islamin radikal. Kryeqyteti i Francës është në alarm që nga sulmet e nëntorit ku humbën jetën 130 persona.4 persona janë arrestuar në Paris, pasi dyshohet se po planikifkonin një sulm terrorist.Mediat franceze raportojnë se 3 burra dhe një grua janë ndaluar nga forcat e policisë në zonën e Seine-St.Denis.Agjencia franceze e inteligjencës deklaroi për mediat vendase se 4 të ndaluarit po hartonin një plan për të kryer sulme të njëpasnjëshme në zemër të Parisit.Gjatë operacionit dhe bastisjes në banesë, forcat e rendit sekuestruan një armë armë automatike kallashnikov, një pistoletë  dhe një kompjuter.Një nga të arrestuarit është i njohur për precedentë kriminalë, ndërsa deri para një muaj ka qenë në arrest shtëpie.Autoritetet konfirmojnë se të katërt kanë lidhje me islamin radikal.Kryeqyteti i Francës  është në alarm që nga sulmet e nëntorit ku humbën jetën 130 persona.Siaps mediave, bëhet fjalë për dy vëllezër francezë dhe një person me origjinë turke.Ndërkohë që të martën policia franceze në bashkëpunim me atë belge zhvilluan një operacion në një banesë në Bruksel, e cila kulmoi me shkëmbim-zjarri mes forcave të rendit dhe të dyshuarve.Një prej tyre humbi jetën dhe më vonë u konfirmua se ai ishte një shtetas alegjerian me emrin Mohamed Belkaid.Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, tha të mërkurën se vendi do të mbetet në nivelin e tretë të alertit, gjendja e dytë më e lartë e gatishmërisë së sigurisë.Ai i bëri thirrje  popullit të tij të qëndrojë i qetë dhe siguroi se shërbimet e sigurisë janë duke punuar për të kontrolluar çdo kërcënim.