I vihet eksploziv eskavatorit, shkak konflikti mes pronarëve dhe ndërtuesit
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në kryeqytet, ku një eskavator në një kantier ndërtimi ka shëprthyer në flakë.Paraprakishit mjetit dyshohet ti jetë vënë lëndë eksplozive.“Më datë 16.03.2016, rreth orës 19:10 në rrugën "5 Maj" në brendësi të rrethimit të një kantieri ndërtimi, ka patur një shpërthim. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm një makineri ndërtimi gërmuese (eskavator), ku nga hetimet paraprake dyshohet të jetë vendosur lënda shpërthyese”.Fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të dëmtuar në njerëz.Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak të jetë konflikti midis ndërtuesve dhe pronarëve të tokës.Shërbimet Policore dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryejnë veprimet.
