Obama emëron kreun e Gjykatës së Lartë, republikanët kundërshtojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2016, 21:37
Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka emëruar në krye të Gjykatës së Lartë veteranin e Apelit, Merrick Garland.Emërimi i tij vjen pas vdekjes së kreut të drejtësisë Antonin Scalia, në moshën 79 vjeçare muajin e kaluar, gjë që kishte krijuar edhe vendin vakant.Gjyqtari Garland, 63 vjeç, është kryetar i Gjykatës së Apelit në Uashington dhe ish-prokuror.Udhëheqësi i shumicës republikane ka paralajmëruar se do të bllokojnë votimin mbi çdo kandidat të Gjykatës së Lartë të propozuar nga Obama.Republikanët, duke shpresuar që zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit të fitohen nga kandidati i tyre, duan që të jetë Presidenti republikan ai që do të bëjë zgjedhjen e kreut të drejtësisë.