Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Brendshme i shkurtohen 24 zyrtarë, Kryeministrisë shtohen
Kryeministrisë do t’i shtohen edhe dy punonjës të ri, ndërsa Ministrisë së Mbrojtjes do t’i hiqen 14 punonjës. Qeveria mori këtë vendim me propozim të ministrit të Financave për rishpërndarjen e punonjësve të njësisë së qeverisjes qendrore për vitin 2016.“Numri i punonjësve të aparatit të Kryeministrisë shtohet me 2 veta, duke e çuar numrin total të punonjësve të institucionit të Kryeministrisë në 554 punonjës. Numri i punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes reduktohet me 14 veta, duke e çuar numrin total të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes në 9 196 punonjës.Numri i punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme reduktohet me 10 veta, duke e çuar numrin total të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në 14 162 punonjës”, thuhet në pikën C,Ç dhe D të VKM-së.Gjithashtu, qeveria ka vendosur që numri i punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme Detare shtohet me 20 veta, duke e çuar numrin total të punonjësve të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës në 430 punonjës.Ndërkohë, Komitetit Shtetëror të Minoriteteve i shtohen 2 veta, duke e çuar numrin total të punonjësve të institucioneve në varësi të Kryeministrisë në 328 punonjës.Rishpërndarja e numrit të punonjësve i shtrin efektet financiare dhe bëhet efektive në sistemin e thesarit pas hyrjes në fuqi të strukturës së miratuar për institucionet e përmendura në këtë vendim./Ora News/