Rektori Kule: I jap fund karrierës në krye të UT. Akademikët, shembull i zgjedhjeve

Ligji i ri i arsimit të lartë kufizon deri në 2 mandate pa të drejtë rizgjedhje drejtuesit e Universiteteve. Në zgjedhjet që do të mbahen në 20 prill do të shënohet fundi i karrierës për ata që kanë drejtuar deri në 8 vite institucionet e arsimit të lartë. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, do të angazhohet si akademik në Fakultetin e Ekonomisë, ndërsa apelon që zgjedhjet të jenë shembull i një proçesi korrekt dhe transparent në vend.Në zgjedhjet që do të mbahen për drejtuesit e rinj të Universiteteve, rektorët dhe dekanët që kanë dy mandate duhet t'i japin fund karrierës së tyre në krye të institucioneve të arsimit të lartë.Ligji i ri i arsimit të lartë kufizon të drejtën për tu rizgjedhur pas 2 mandateve.Një prej drejtuesve që nuk do të jetë më në krye të institucioneve të arsimit të lartë është rektorit i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.Dhori Kule: Unë e kam të kufizuar, ligji parashikon vetëm dy mandate dhe nuk më shkon mendja për mandat tjetër në pozicionin e Rektorit, por edhe po të më shkonte ligji e ka të kufizuar. Kështu që unë do të kryej përgjegjësitë e mia profesionale, do të kontribuoj për Universitetin sepse unë e kam të lidhur jetën me Universitetin e Tiranës.Akademikët presin rregulloren e re të Ministrisë së Arsimit për shpalljen e kandidaturave dhe mënyrës sesi do të vijohet me zgjedhjet.Pesha e votës së studentëve sipas ligjit të ri është vetëm 10%.Dhori Kule: Gjej rastin të vlerësoj qëndrimin, vlerësimin dhe marrjen në konsideratë nga Ministrja e Arsimit të sugjerimeve tona. Universitetet të kryejnë dhe atë funksion dhe atë detyrim që kanë ndaj shoqërisë për të dhënë modelin që institucioni i zgjedhjeve duhet të realizohet ashtu sikurse realizohet në Universitete. Studentët kanë të drejtë, të gjithë votojnë, votat e tyre konvesrtohen në 10% të votave të përgjithshme.Sipas urdhrit 110, datë 15 mars të Ministrisë së Arsimit ka filluar proçesi zgjedhor duke i hapur rrugë zgjedhjes së kandidatëve, zhvillimit të garës dhe paraqitjes së platformës katër vjeçare të atyre që aspirojnë të drejtojnë Universitetet.