Majko: PS, spektakli i madh i demokracisë; Rama: Kryetarin e ka katundi
Aktiviteti për antarësimet e reja në PS në kryeqytet u shfrytëzua nga drejtuesit e saj edhe për të treguar se sa demokratike është kjo parti.Majko: Do të mbledhim Kongresin e PS-së pas disa ditëve. Partia Socialiste mbetet spektakli më i madh i demokracisë në Shqipëri.Deklaratës së Majkos, kreu i PS iu përgjigj me batutë, ndërsa reagoi edhe ndaj kritikëve për mungesë lirie në këtë parti.Rama: Këtu folën shumë kapitenë, foli edhe trajneri historik po këta të gjithë janë nga qendra e Tiranës, unë flas këtu në emër të “katunarëve” të Surrelit, Dajtit edhe të gjithë ish-komunave që tanimë janë pjesë e Bashkisë, edhe kanë të drejtën që të jenë jo vetëm nga pikëpamja fizike, pjesë e bashkisë, por edhe nga pikëpamja shpirtërore, dhe madje të përfaqësuar. Kështu që këta të qendrës që na mbajtën larg gjithë këto vite tani s’kanë ç’të bëjnë, do bashkëjetojnë me idenë që kryetarin e ka katundi. Në PS nuk është i lirë ai që nuk di çfarë të bëjë me lirinë.Në lidhje me debatin më të nxehtë, reformën në drejtësi, kryeministri Rama u shfaq i qetë ndërsa të gjithë përgjegjësinë për zvarritjen e këtij proçesi ia faturoi opozitës, për të cilën tha se nuk ka rrugë tjetër veçse ta votojë këtë reformë të rëndësishme.Rama: Reforma në drejtësi, është e domosdoshme dhe jemi shumë të qetë sepse ne kemi një bindje që reformën në drejtësi e ka përcaktuar si domosdoshmëri jo vetëm koha, por dhe vullneti sovran i popullit. Sado varka të marrë nga Tirana në Venecia, do të vij koha të votojnë reformën në drejtësi dhe 1000 do ti duken përkëdhelje në zgjedhjet e mëparshme.Duke u ndalur tek reformat e tjera, Rama pranoi se mund të ketë pasur edhe gabime, por shprehu bindjen në fitore edhe në zgjedhjet e ardhshme.Rama: Ne nuk jemi aspak të përsosur dhe nuk jemi pa gabime.Zgjedhjet e ardhshme ne do t'i fitojmë me më shumë sesa të shkuarën.Ashtu si në shkodër një ditë më parë, edhe në Tiranë karta e fundit e antarësimit iu dha një aktori.Fuga: Tashmë jemi në prag të përcaktimit të strategjive të zhvillimit. Dhe kjo patjetër do na lëvizte jo vetëm nga divani, shtëpia dhe lagjia, duke filluar nga vajzat tona, por edhe të fëmijëve të lagjes.Rama: Mund t'i kishe rënë më shkurt. Mund të thoje që gruaja më nxori nga shtëpia dhe erdha në këtë shtëpi se ka vend edhe për mua.