Angelina Jolie viziton kampin e refugjatëve sirian në Liban

Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie ka mbërritur në një kamp refugjatësh në luginën Beka në Liban, si e dërguara e posaçme e Komisionarit për refugjatë të Kombeve të Bashkuara. E prekur nga gjendja e vështirë në të cilën ka parë refugjatët ajo  u ka bërë thirrje fuqive botërore që t’i japin fund luftës 5-vjeçare në Siri dhe t’u vijnë në ndihmë miliona njerëzve që kanë ikur në përpjekje për t’i shpëtuar konfliktit.Jolie: “Lutja ime sot është për qeveritë në gjithë botën, që të tregojnë lidership, të analizojnë situatën dhe të kuptojnë saktësisht se çfarë mund të bëjnë vendet e tyre, sa refugjatë mund të ndihmojnë, në cilat komunitete dhe me cilin afat kohor, t’iu shpjegojnë qytetarëve të tyre dhe të adresojnë frikat e tyre”.Aktorja Angelina Jolie, është solidarizuar me shumë histori njerëzore të përmasave të tilla, duke u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe duke dëshmuar humanizëm dhe mbështetje për ta. Ajo është një personazh mjaft i dashur për opinionin publik dhe ka majft ndikim.Miliona refugjatë sirianë janë vendosur në Turqi, Liban dhe Jordani.Evropa po ashtu po përballet me krizën më të rëndë me refugjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.Javën e kaluar, vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë, duke bërë që mijëra refugjatë, të cilët kanë arritur nga Turqia në Greqi, të mbeten të bllokuar në qytetet greke.3235D8F700000578-3493263-image-m-74_1458047263188 3235DCB500000578-0-image-a-60_1458047076017 3235E79B00000578-0-image-a-65_1458047109648  3235FEFA00000578-0-image-m-69_1458047224424 3235FF9500000578-0-image-a-62_1458047097123 323600E700000578-0-image-a-64_1458047104587 515688044_angelina-jolie-zoom-ff3217ee-ec0d-4584-8048-511e765420bf