Investimet e huaja,Crawford: Reforma në drejtësi një nga pikat kyçe
Në një kohë që në Shqipëri investimet e huaja kanë pësuar rënien më të ndjeshme, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë deklaron se funksionimi i drejtësisë është një prej elementëve më të rëndësishëm për thithjen e investimeve.Crawford bën thirrje që refoma në drejtësi të përfundojë sa më parë për të krijuar një imazh më të besueshëm për vendin. Ndërsa ngre si shqetësim edhe nivelin e taksave, të cilat në rajon janë më të ulëta.Reforma në drejtësi ka shumë rëndësi për thithjen e investimeve në Shqipëri.Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford, apelon që nisma për të reformuar drejtësinë të përfundojë sa më pare, pasi bizneset e huaja dëshirojnë që të kenë garanci për të nisur një aktivitet.Marc Crawford: Duhet të ketë një sistem ku njerëzit dhe bizneset, edhe më dashamirë nuk bien dakort dhe duhet të kenë ndonjë gjë që është e drejtë. Investitorët nëse do kenë probleme duhet të zgjidhen. Ne si dhomë nuk jemi mes kësaj luftës, por është diçka që është në diskutim sidomos nga Ambasada amerikane dhe ne e mbështesim proçesin.Crowford thekson ndër të tjera se edhe politika konfliktuale shpesh herë krijon pasiguri tek investitorët.Marc Crawford: Në Prishtinë që hedhin gaz në parlament, ose ne që hedhim vezë në parlament, ka ndonjë problem në Tetovë. Ata nuk kuptojnë, vetëm kuptojnë që është një zonë shqipfolëse që ka probleme. Kur ka të tilla probleme, ne bizneset që marrim hua, ose investitorët e huaj, vështirësohet.Rajoni ndërkohë vijon të mbetet më tërheqës për investimet e huaja dhe sipas Crawford kjo lidhet me nivelin e taksave dhe subvencionet që ata ofrojnë për nisjen e një biznesi.Marc Crawford: Ne në Shqipëri kemi një gjë pozitive që kostoja e punëtorëve është e ulët. Por nëse nuk jemi në konkurencë me Tatimet, nëse nuk kemi infrastrukturë ose ambjentin për investitorët atëherë ata do të shkojnë atje.Aktualisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nisur punën për të hartuar një paketë për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Shqipëri.