Dogjani:Ramën e ka kapur paniku i humbjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2013, 14:28
Deputeti Asllan Dogjani e ka cilësuar deklaratat e Ramës për tre të larguarit nga PS-ja si një përpjekje e Ramës për të fshehur panikun për humbjen e radhës në këto zgjedhje.I rreshtuar tashmë në listën e demokratëve, ndërsa ka hyrë për herë të parë në selinë e Partisë Demokratike në mbledhjen e forumeve të kësaj partie Dogjani thotë se në këtë parti funksionon demokracia çka nuk ndodhte sipas tij në selinë rozë.Dogjani thotë se e djathta do ti fitojë këto zgjedhje për shkak të ofertës që ka për qytetarët ndërsa tha se në takimet elektorale ka gjetur mbështetjne e demokratëve por edhe të socialistëve.