Alarmi, muaji shkurt më i nxehti në 100 vitet e fundit

Temperaturat globale në muajin shkurt thyen rekordin historik që prej një shekulli, duke shënuar muajin më të ngrohtë që kurse janë mbajtur shënim temperaturat.Sipas të dhënave të NASA-së, temperaturat globale në tokë dhe në oqean ishin rreth 1.35 gradë C më të ngrohta se mesatarja historike.Rezultatet janë tregues të vërtetë të rritjes së pandërprerë dhe afatgjatë të temperaturave globale për shkak të lëshimit të gazrave në atmosferë.Ndërkohë, vera pritet të jetë më e nxehtë në hemisferën veriore.Fenomeni “El Nino”, mendohet se ka kontribuar për rritjen aktuale të temperaturave globale.Fenomeni shkakton rritjen e temperaturave të ujit në oqeanin Paqësor, duke sjellë edhe stuhi të shumta, reshje të dendura dëbore në dimër apo shiu në periudha të tjera./Ora News/