Të lindësh nën qiellin me shi dhe dheun shtrat!
Situata duket e pashpresë në fshatin grek Idomeni, por një nënë solli mes baltës fëmijën e saj. Kjo krijesë e vogël erdhi në jetë nën një qiell me shi dhe dysheku i saj ishte balta.“Ne jemi hipokritë”, shkruan një gazetar italian në “La Republica”, duke theksuar se kur jemi të gatshëm të mbajmë zi për viktimat, nuk jemi të gatshëm të mirëpresim të gjallët.Foshnja e sapo ardhur në jetë u la me ujë shiu, mbase i ndotur dhe gërthiza e prerë ju pastrua pikërisht nga ky ujë.Nëna kaloi me shumë vështirësi detin e bukur Egje dhe shumë rrugë pa kthim dhe që nuk të çojnë askund. Këta njerëz ëndërrojnë për një të ardhme më të mirë.Megjithëse Evropa ka kaluar luftëra shkatërrimtare, një traktat i miratuar në vitin 1951, që quhet Konventa e Gjenevës, vendosi që të gjitha shtetet nënshkruese nuk do të dëbojnë ose do të kthejnë asnjë refugjat që vijnë nga territoret në luftë ku liria dhe jeta kërcënohen.Duke e vënë veten në rolin e foshnjës, gazetari italian shkruan se një ditë, në Gjermani, Suedi, apo Danimarkë dhe do të më pyesin se ku kam qenë më 12 mars të vitit 2016, “unë do t’ju them, kam dashur që të jetoj, kam shkruar për ju”./Ora News/