Partitë e vogla hartojnë draft me 4 propozime: Të ndryshojë sistemi
Në një kohë kur prej disa ditësh është çelur debati për reformën zgjedhore dhe është konstituuar Komisioni Parlamentar, 45 parti të vogla kërkojnë ndryshim të sistemit aktual zgjedhor. Drafti i dorëzuar zyrtarisht në Kuvend nga partitë e vogla përmban 4 propozime thelbësore, duke nisur nga sistemi për të cilin kërkojnë të jetë propocional rajonal me korrektim kombëtar për të mundësuar përfaqësim real të votës së qytetarëve.45 parti të vogla janë bërë bashkë për ti kërkuar partive kryesore ndryshimin e sistemit elektoral, i cili sipas tyre ka dëmtuar demokracinë në vend, duke mos lexuar votën e qytetarëve.Përfaqësuesit e këtyre partive kanë firmosur një daft propozimesh, i cili i është dorëzuar zyrtarisht Komisionit Parlamentar për ndryshimin e kodit zgjedhor.Eduard Abazi: Kemi kërkuar sistem zgjedhor proporcional rajonal duhet të shoqërohet me korrektimin kombëtar duke vlerësuar të gjitha votat e shqiptarëve për çdo subjekt politik, administrimin e proçesit zgjedhor në të gjitha nivelet përmes komisionerëve teknik dhe jo politik, të garantohet mbulimi mediatik i fushatës në televizionet kombëtare në mënyrë të barabartë për subjektet politike në garë dhe mbështetja financiare e fushatave të bëhet nga buxheti i shtetit.Kreshnik Spahiu: Votimi në Shqipëri nuk garanton parimin bazë të barazisë në votim për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur.Por kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, nuk është dakord me rrugën e zgjedhur deri në këto momente nga koalicioni i partive të vogla, duke propozuar një metodoligji tjetër për të arritur qëllimin.Spartak Ngjela: Unë them kështu, krijohet një grup, amendohet kodi, merret kodi këtu, firmoset nga të gjithë, ja japim një parlamentari në dorë, ai të shkojë të vendosë në një iniciativë ligjvënëse.Dokumenti i firmosuar nga partitë e vogla mban firmën dhe të disa partive parlamentare si PBDNJ-së së Vangjel Dules, asaj Demokristiane të Nard Ndokës dhe Kristian Demokratëve.Drafti me propozimet e partive të vogla shumë shpejt pritet ti dorëzohet Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore si edhe ndërkombëtarëve.