Në Ditën e Verës, Laçi protestë kundër varfërisë dhe masakrës mjedisore

Me dhjetra qytetarë të Laçit të mbështetur dhe nga drejtues të Partisë Demokratike kanë zgjedhur të protestojnë në Ditën e Verës për një sërë problematikash që shqetësojnë këtë qytet.Protesta ka nisur nga sheshi kryesor i Laçit për të vijuar pranë godinës së Bashkisë, ku protestuesit i kanë vënë kyçin, duke lidhur me zinxhirë hyrjen kryesore të këtij institucioni në shenjë indinjate ndaj mungesës së investimeve dhe shkatërrimit që po i bëjnë këtij qyteti.Mhill Fufi:Duke parë këto lloj problemesh dhe shqetësimesh ne protestojmë kundër kësaj qeverie për papunësinë, për fukarallëkun dhe për gjithçka.Altin Biba: Të ngrihemi në protesta derisa kjo qeveri të largohet se ua mori frymën të gjithë shqiptarëve.Më pas protestuesit të shoqëruar dhe nga kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi janë ngjitur kodrave të Laçit, aty ku edhe hidhen ndër vite mbeturinat e qytetit, çka ka sjellë një masakër mjedisore.Jamarbër Malltezi: Janë prerë mushkëritë e qytetit të Laçit vetëm për ta kthyer në një zonë të hedhjes së mbeturinave e cila po shërben edhe për ushqimin e derrave. Dhe përmes pasigurisë ushqimore mund të kalojë nëprmjet zinxhirit ushqimor dhe të shkarkojë sëmundje dhe tek njerëzit.Për fat të keq, pak më tutje janë prerë dhe qindra pemë të tjera në një kohë kur qeveria përbetohet për moratoriumin e pyjeve, për fat të keq situata është ulëritëse.Protestuesit mbollën disa fidanë në këtë zonë e cila është kthyer në një landfilld të vërtetë mbeturinash.