Apeli i Krimeve të Rënda liron 42 vjeçarin Konjari, anëtar i bandës së “Rrugës Bardhyl”

Një 42-vjeçar nga Tirana, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia franceze si pjesëtar i një grupi kriminal të organizuar dhe i dënuar me 10 vite burg është liruar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.Bëhet fjalë për Domard Konjarin, i cili është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar nga policia kufitare e Kapshticës, teksa po tentonte të kalonte për në Greqi me dokumente false.Sipas policisë Domard Konjarin, i cili njihet si anëtar i bandës së "Rrugës Bardhyl", në momentin e arrestimit ka tentuar të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare duke i ofruar një shumë prej 50 eurosh.Çështja e cila u hetua nga prokuroria e Korçës i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas mbërritjes së kërkesës për ekstradim.Por megjithëse për të ka një urdhër arresti ndërkombëtar, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur këtë të hënë ta lirojë në masën detyrim paraqitje me argumentin se janë shkelur afatet e caktimit të një mase tjetër nga gjykata kompetente që është ajo e Krimeve të Rënda.Sipas policisë, Domart Konjari në momentin e arrestimit në kufi ka paraqitur një pasaportë biometrike me gjeneralitetet e një personi tjetër dhe se ai është identifikuar nga shenjat e gishtërinjve.[caption id="attachment_698656" align="alignnone" width="640"]konjari Ne foto: Domard Konjari[/caption]/Ora News/