Vendimi i Vladimir Putin: Nga nesër, ushtria ruse tërhiqet nga Siria

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë të fillojë tërheqjen e pjesës kryesore të forcave nga Siria, duke thënë se ndërhyrja ushtarake ruse në një masë të madhe i ka arritur objektivat e saj.Në një takim në Kremlin me Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm, Putin tha se tërheqja duhet të fillojë të martën."Unë konsideroj që objektivat që janë vendosur për Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar në përgjithësi. Kjo është arsyeja pse unë të urdhëroj të fillosh tërheqjen e pjesës kryesore të grupit tonë ushtarak nga territori i Republikës Arabe të Sirisë duke filluar nga nesër,"tha Putin të hënën.Ai urdhëroi gjithashtu një intensifikim të përpjekjeve diplomatike ruse për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Siri.Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Presidenti Putin i kishte telefonuar presidentit sirian Bashar al-Assad për ta informuar mbi vendimin e tij.Megjithatë, udhëheqësi rus sinjalizoi se Moska do të mbajë një prani ushtarake në Siri.Ai nuk dha një afat për përfundimin e tërheqjes dhe tha se forcat ruse do të qëndrojnë në portin Tartous dhe në bazën ajrore Hmeymim në provincën siriane të Latakias.Moska nisi fushatën e saj anti-terror në Siri më 30 shtator të vitit të kaluar. Pjesëmarrja e Rusisë në operacion, sipas një deklarate të mëparshme nga ana e Putin, e ka bazën e saj në të drejtën ndërkombëtare dhe është kryer "në përputhje me një kërkesë zyrtare nga presidenti i Republikës Arabe të Sirisë Bashar Asad.Forcat Ajrore ruse është janë duke kryer sulme ajrore kundër Shtetit Islamik dhe objektivave të tjera terroriste në rajon për eliminimin e pajisjeve ushtarake, qendrat e komunikimit, automjetet, armët dhe depot e karburantit.