Zaev: Nesër të gjithë në protesta para Qeverisë dhe Kuvendit
Partia më e madhe opozitare maqedonase, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, ka njoftuar se do t’i bashkëngjitet protestës së nesërme përpara Gjykatës Kushtetuese, e cila është paralajmëruar nga disa shoqata qytetare.Nga partia e Zaevit vlerësojnë se është i turpshëm vendimi i instalimeve partiake në Gjykatën Themelore, të cilin vendim ata e cilësojnë si tentim që të amnistojnë veprat kriminale të bëra në zgjedhjet dhe gjatë procesit të zgjedhjeve.“Maqedonia nuk duhet të heshtë. Të mos lejojmë që të rrënohen themelet e drejtësisë dhe shtetit. Të mos lejojmë hapësirë për falje të kriminelëve. Bëj thirrje për mbrojtje të Kushtetutës, të drejtësisë dhe se vërtetës”, ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.Protesta nesër nis para Qeverisë, për të vazhduar te Kuvendi i Maqedonisë dhe për t’u stacionuar te Gjykata Kushtetuese, ku protestuesit do të qëndrojnë tërë natën në pritje të seancës së të mërkurës të Gjykatës Kushtetuese.Kjo gjykatë të mërkurën do të mbajë mbledhje për të vlerësuar ligjshmërinë e dispozitave me të cilat kryetari i shtetit s’ka të drejtë të amnistojë kryerës të veprave penale lidhur me zgjedhjet, si dhe të disa veprave të tjera, ndër të cilat edhe pedofilia.