BE-ja ndan 50 milionë euro për Maqedoninë
Maqedonia do të mund të përfitojë 50 milionë euro ndihma nga Bashkimi Evropian për përballimin e krizës së refugjatëve.Vendimi vjen ndërkohë që Maqedonia është ankuar vazhdimisht se BE-ja nuk ka dhënë asnjë cent për shtetin ballkanik, i cili mbylli kufijtë e vet. "Mbështetja e plotë për IRJ të Maqedonisë për aktivitetet lidhur me migrimin dhe menaxhimin e kërkesave të refugjatëve dhe menaxhimit kufitar, si në të kaluarën, ashtu edhe sipas së planifikuarës - paraqet pothuajse 50 milionë euro. Këto mjete janë dedikuar për rinovim të stacioneve të policisë nëpër kufij, luftë kundër tregtisë me njerëz dhe përforcim të kapaciteteve të policisë për menaxhim kufitar", bën me dije Komisioni Evropian citon MIA.Që prej fillimit të krizës së refugjatëve në verën e vitit 2015, 16 milionë euro janë ndarë për Maqedoninë, nga të cilat 10 milionë euro në muajin shkurt./Ora News/