Meta me LRI në Gjirokastër: Rinia, fuqia dhe shpresa më e madhe për të ardhmen

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin festiv të zhvilluar me rastin e Ditës së Verës në Gjirokastër, të organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim.Në këtë aktivitet morën pjesë artistë të shumtë që performuan në koncertin festiv, por edhe të rinj të talentuar gjirokastritë, që ekspozuan me këtë rast edhe punimet e tyre artistike para të pranishmëve.Kryetari i LSI-së i shoqëruar edhe nga deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo dhe Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku vlerësoi projektet e ndryshme që po zbukurojnë akoma më tej qytetin dhe po i rikthejnë vlerat e saj të jashtëzakonshme historike dhe kulturore.Meta vlerësoi edhe të rinjtë dhe të rejat gjirokastrite, sepse janë ata që me angazhimin, solidaritetin dhe talentin e tyre mund të marrin në duar fatin vendit, duke e parë të ardhmen e tyre në Shqipëri.Meta: Jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Europën, duhet të kemi më shumë të rinj e të reja të angazhuar si këtu në Gjirokastër.Duhet të kemi më shumë të rinj dhe të reja të motivuar këtu në Gjirokastër, duhet të kemi më shumë të rinj e të reja të talentuar si këtu në Gjirokastër. Duhet të kemi më shumë të rinj dhe të reja solidarë dhe të bashkuar si këtu në Gjirokastër, sepse rinia mbetet fuqia dhe shpresa më e madhe për të ardhmen e Gjirokastrës dhe të gjithë Shqipërisë. Një rini që ka besim të vetja, një rini që e shikon të ardhmen e saj këtu, një rini që e do Gjirokastrën e saj, që e do Shqipërinë e saj, një rini e cila është në gjendje të marrë vetë në duart e saj fatin e saj dhe të vendit.Ndërsa deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo vlerësoi punën e bërë nga organizatorët dhe risinë e kësaj here, ku u ekspozuan pikturat e realizuar nga disa të rinj të talentuar.Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami u shpreh se rinia gjirokastrite punon çdo ditë për ti dhënë energji pozitive qytetit dhe është modeli më i mirë për të gjithë.Rami: Kemi këtë rini të mrekullueshme, që jep energji, që jep pozitivitet që jep më të mirën për Gjirokastrën tonë. Sot është 14 marsi, është Dita e Verës, që simbolizon diçka shumë të veçantë, simbolizon ardhjen e pranverës, por dhe zgjimin e jetës. Pjesa më e bukur e saj është fakti që ky rit që ka qenë festuar mijëra vjet në Shqipërinë tonë. Ne kemi një rini të mrekullueshme, kemi rini që punon plot shpirt, që bën të pamundurën që ky qytet të kthejë, jo vetëm vrullin, gjithë energjinë pozitive, por bën të mundur që LRI-ja ta bëjë traditë këtë festë edhe në Gjirokastër. Faleminderit ju të rinj, që jeni modeli i çdo dite tonë, sepse Gjirokastra ka vërtetë nevojë për këtë atmosferë. Faleminderit rini për çdo organizim që bëni në Gjirokastër.Në fund, nga drejtuesit e LRI-së u shpërndanë nga disa çmime simbolike për punimet më të bukura të ekspozuara gjatë aktivitetit festiv.