Athina kritikon Shqipërinë: 25 vite dërguan emigrantë, tani sillen si ksenofobë
Zëvendës/Ministri i Mbrojtjes në Greqi, Dimitris Vitsas, ka kritikuar ashpër vendet të cilat kanë refuzuar që të hapin dyert për emigrantët. Edhe pse nuk ka përmendur Shqipërinë në veçanti, ai është shprehur se 25 vite më parë mijëra persona nga vende të ndryshme emigruan në Greqi për arsye ekonomike, ndërkohë që sot qeveritë e këtyre vendeve po refuzojnë që të strehojnë azilkërkues nga Lindja e Mesme. Ai e ka konsideruar këtë veprim si diçka të turpshme.Zëvendës/Ministri i Mbrojtjes, Dimitris Vitsas, ka bërë një deklaratë thumbuese, teksa ka kritikuar ashpër vendet të cilat kanë refuzuar që të strehojnë emigrantët, duke thënë se këto shtete vuajnë nga ksenofobia.Edhe pse nuk e ka përmendur Shqipërinë në veçanti, zyrtari i qeverisë greke shprehet se 25 vite më parë mijëra emigrantë nga vende të ndryshme emigruan në Greqi për arsye ekonomike, ndërkohë që sot qeveritë e vendeve në fjalë po refuzojnë që të hapin dyert për azilkërkuesit. Ai e konsideroi këtë politikë si diçka mjaft të turpshme.Dimitris Vitsas: Disa vende drejtohen nga qeveri të cilat vuajnë nga ksenofobia. Mes tyre ka edhe shumë shtete, të cilat 25 vite më parë dërguan dhjetëra-mijëra emigrantë në Greqi për arsye ekonomike. Të njëjtët vende, sot po refuzojnë që të pranojnë emigrantët që vijnë nga Siria dhe në pikëpamjen time personale, ky është një turp.Greqia po përballet me një situatë mjaft të vështirë, në kushtet kur 47.000 emigrantë janë të bllokuar në territorin helen.Situata më problematike paraqitet në kufirin greko-maqedonas, aty ku më shumë se 12.000 azilkërkues kanë qëndruar prej ditësh në kushte ekstreme me shpresën për të vijuar rrugën drejt Europës Perëndimore.Mbyllja e kufinjve nga shumica e vendeve ballkanike ka bërë që autoritetet t'i druhen një devijimi të mundshëm të rrugës së ndjekur nga azilkërkuesit, ku në itinerarin e ri mund të përfshihet edhe Shqipëria.Megjithatë, qeveria shqiptare është treguar disi e rezervuar sa i përket strehimit të tyre, duke shprehur dyshime mbi mundësitë që ka vendi ynë për të pritur emigrantët.