Vërshimi i klandestinëve, Shkupi arreston fotoreporterë grekë dhe të huaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2016, 18:43
Mediat greke raportojnë se mbi 30 fotoreporterë, grekë dhe të huaj, janë ndaluar nga policia maqedonase.Në radhët e reporterëve grekë janë Dimitris Tosidis, Giannis Liakos, Constantine Tsakalides, Yannis Kolesidis dhe Marios Goat.Sipas mediave greke ata u arrestuan pasditen e karnavaleve nga autoritetet e Shkupit në përpjekje për të pasqyruar zhvillimet rreth refugjatëve të cilët nisën të kalojnë kufirin nga Idomeni.Grupi i refugjatëve ka mbërritur në territorin e Maqedonisë. Në terren gjendet dhe ushtria maqedonase e armatosur, ndërsa vijon arrestimi i fotoreporterëve.Sipas mediave greke, autoritetet lokale maqedonase kërkojnë 250 euro për lirimin e secilit prej tyre, ndërsa negociatat vijojnë.