Emigrantët në Europë nuk sjellin vetëm vuajtje por edhe art
Artisti kinez Ai Weiwei solli një piano në mes të kampit në Idomeni, në kufirin greko-maqedonas, në mes të tendave, në një fushë të pistë e të mbushur me ujë nga shiu i ditëve të fundit. Më pas artisti ka nisur të luajë në piano si një formë proteste artistike kundër luftës në Siri dhe kundër kushteve çnjerëzore në të cilat jetojnë mijëra emigrantë në kampin Idomeni.Weiwei ka qëndruar këto ditë në kampin Idomeni, ku mbi 12 mijë refugjatë kanë mbetur të bllokuar, për të filmuar atje një dokumentar, në mbrojtje të të drejtave të njertiut.Kur mësoi se në këtë kamp qëndron Noor Khazam, një grua që i kishte folur gjatë punonjësve të Kryqit të Kuq dhe vullnetarëve, sesa i mungon pianoja e saj, artisti kinez bëri të pamundurën për tja siguruar një të tillë.Ai thotë se vendosja e kësaj pianoje në qiell të hapur, do të ndihmojë refugjatët ti shpalosin botës se çfarë po bëjnë."Nuk është as performancë dhe as koncert, është vetë jeta. Ajo është pianiste, ka studiuar piano për shumë vite dhe ka tre vjet që nuk e ka provuar pianon për shkak të luftës. Ajo është nga Siria dhe tani pret të shkojë në Gjermani, të vazhdojë atje studimet, të bashkohet me burrin e saj që është prej një viti në Gjermani. Ajo dëshiron të shkojë në një shkollë muzike dhe të jetojë atje" tha Ai Weiwei.Ajo luajti në piano një pjesë të thjeshtë, një melodi të ëmbël në një piano elektrike, që ja kishin sjellë nga Selaniku, Greqi."Mendoj se është shumë prekëse ajo çka bëri, i tregoi botës se nuk po sjellin në Europë vetëm vuajtje nga lufta por edhe art" tha Ai Weiwei.Vetë Noor u shpreh shumë e lumtur me xhestin e artistit kinez."Kisha tre vjet pa prekur një piano me dorë. Kam qënë vërtet shumë nervoze por sot u ndjeva shumë mirë, sepse pata mundësinë ti vendos gishtat e mia mbi piano sërish" tha ajo, teksa mban në duar një tufë me lule./Oranews.tv/