Nisma Kinë +16 vende të Evropës Qendrore, Bushati: Duam investime konkrete

Në kuadër të marrëveshjes midis Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Juglindore, në Tiranë mbërriti sot një delegacion zyrtar nga ministria e Jashtme e Kinës, i kryesuar nga Liu Haixing,  asistent  Ministri i Jashtëm kinez dhe Sekretar i Përgjithshëm i Nismës së Bashkëpunimit.Gjatë bisedës-siç thekson Ministria e Jashtme-palët theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar në fusha si energjia, minierat, bujqësia, dhe në këtë kontekst, ministri Bushati kërkoi nga pala kineze mbështetje për projekte konkrete.Në kuadër të Nismës së Bashkëpunimit Kinë +16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, ministri Bushati rikonfirmoi vullnetin e palës shqiptare për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, detare dhe ajrore në funksion te përfitimit të ndërsjellë.Në takim u shpreh gatishmëria për të diskutuar në mënyrë aktive mbi bashkëpunimin për ndërtimin e rrjeteve të transportit rajonal, duke eksploruar mundësitë e bashkëpunimit Shqipëri + Kinë + vendet EQL në këtë fushë.Vizita e delegacionit kinez në Ministrinë e Punëve të Jashtme u pasua më tej me zhvillimin e konsultimeve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës./Ora News/