Çifti i të moshuarve hap dyert për emigrantët në Idomeni
Eleni Dimoni është rritur duke dëgjuar historitë e gjyshes së saj rreth luftës, sesi i kanë shpëtuar bombardimeve, arratisjes përmes një varke të vogël nga Izmiri në Turqi në vitin 1922 dhe që më pas rifilloi jetën nga e para nga një fshat në veri të Greqisë.Sot, Eleni thotë se ndjen se duhet ti ndihmojë emigrantët. Prej ditësh, mijëra emigrantë kanë mbetur të bllokuar në kampin qindra metra larg shtëpisë së saj, në Idomeni, në kufi me Maqedoninë, me shpresën për të nisur një jetë të re."Një javë më parë, 2 vajza erdhën bashkë me 8 fëmijë përdore. Ata më thanë: :Jemi të uritur. I dhashë dicka për të ngrënë. Ata më thanë se do të dëshironin shumë një dush, ndaj i lashë të hynin. Më pas erdhi një gazetar, ishte gjerman dhe vajzat erdhën tek unë duke më falenderuar dhe nisën të qanin. Edhe bashkëshorti im nisi të qajë. Ishte shumë prekëse" tha 71 vjecarja Eleni Dimoni.Me shpejtësi fjala u përhap në të gjithë kampin, që një çift i vjetër në fshat, i linte refugjatët të laheshin dhe të ndërronin rrobat. Menjëherë në pragun e shtëpisë së çiftit, erdhën dhjetëra emigrantë."Në mëngjes, nga ora 9 deri në 5 të pasdite, këtu ka vetëm njerëz që vijnë për të bërë një dush. Ka një javë që ndodh kjo gjë. Më vjen keq për ta. Nuk e di çfarë mund të bëjmë tjetër për ta" tha ajo.Dimoni dhe bashkëshorti i saj, Christos, 83 vjec, thonë se e kanë të vështirë ti strehojnë ata, ti sigurojnë ushqim dhe ilaçe rrobash por nuk munden ti kthejnë mbrapsht."Fshatarët e tjerë më thonë mos i prano, mos i fut brenda në shtëpi por unë nuk mundem ta bëj" shton ajo."Bëhem shumë emocionale, smund të bëj asgjë, jam sëmurë nga kjo situatë. Situata e tyre është shumë e keqe. Unë i shoh në ujë, në shi, në të ftohtë dhe shoh fëmijët e vegjël që sëmuren" thotë Eleni.Eleni dhe bashkëshorti i saj, të dy fermerë kanë shumë pak por edhe atë që kanë e ofrojnë. I ka ndihmuar edhe të ndezin zjarr pranë kampeve për të mos ndjerë të ftohtë. I ka gatuar oriz, makarona dhe ndonjëherë ëmbëlsira për fëmijët.Bashkëshorti i Elenit, tha se ka lejuar një familje emigrantësh, të gjithë të sëmurë, për të fjetur në shtëpi disa netë."I pashë, i lejova të rrinin me ne për 2-3 netë. Ishin të sëmurë. E dimë që edhe ju jeni në vështirësi, më thanë por ku mund të shkojmë tjetër. Cfarë mund ti thoja? Si mund ta përshkruash këtë situatë? Tha ai.Shumë pranë shtëpisë së ciftit, qëndrojnë më shumë se 12 mijë emigrantë.