Fëmija u humb prindërve në festë, polici bashkiak e merr në krahë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2016, 17:45
Dita e Verës është festuar me aktivitete të shumta në Tiranë.Mijëra persona i’u drejtuan bulevardit Dëshmorët e Kombit ku sigurisht nuk mund të mungonin aktivitetet për argëtimin e fëmijëve.Por prindërit e një fëmije duket se nuk kanë qenë aq shumë të kujdesshëm.Vogëlushi që shikoni në foto u shkëput nga prindërit dhe u gjet i vetmuar në mes të turmës së njerëzve në bulevard nga një Polic i Bashkisë së Tiranës.Pasi e mbajti në krahë, fëmijën e zuri gjumi në krahët e policit, i cili më pas e futi në makinë në pritje të gjetjes së prindërve të tij.Bashkia e Tiranës thotë se Policia Bashkiake kanë ndihmuar gjatë ditës së sotme në disa raste të tilla.