Qindra emigrantë kalojnë nga Greqia në Maqedoni, i ndalon ushtria

Situata është dramatike në kufirin Greqi-Maqedoni.  Qindra klandestinë janë shkëputur nga turma e bllokuar në Idomeni në tentativë për të gjetur një shteg në kufirin e bllokuar të Maqedonisë për të vijuar udhëtimin e tyre drejt Veriut dhe Perëndimit të Europës.Të dëshpëruar, pavarësisht temperaturave të ulëta, ata kaluan në këmbë Lumin e Thatë,ose Suva Reka, pranë fshatit Gjevgjeli, në drejtim tashmë të askundit, pasi rruga ballkanike thuajse është mbyllur dhe një pjesë e vendeve europiane kanë mbyllur kufijtë.Pasi ecën disa orë, refugjatët kaluan me vështirësi lumin, duke formuar një "zinxhir njerëzor" dhe duke kapërcyer më pas një gardh të vendosur nga autoritetet maqedonase, tha në mesditë fotografi i Reuters Stojan Nenov. Shumë prej refugjatëve mbanin mbi supet e tyre fëmijëtFillimisht ishte një grup prej 1 mijë personash që morën këtë iniciativë dhe më pas 500 të tjerë kanë ndjekur grupin.Tre viktimaPor ashtu si deti, edhe lumi solli vdekje. Mëngjesin e sotëm, tre emigrantë, dy burra dhe një grua nuk arritën të kalonin lumin, i cili edhe pse quhet i thatë, prurjet i kishte tejet të mëdha si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.Dhjetëra vullnetarë grekë dhe të huaj, ndihmuan refugjatët të kalonin sa më lehtë lumin duke lidhur një litar në të dy anët e tij.Ushtria maqedonase i ndalonAgjencia e lajmeve maqedonase, MIA flet për një grup prej 300- 500 të cilët në orën 14:00 hynë në Maqedoni afër lokalitetit të quajtur Qypi në afërsi të fshatit Gjevgjelin.Zona është përforcuar nga forcat ushtarake, të cilët synojnë të menaxhojnë situatën për t’i kthyer refugjatët mbrapsht në Greqi.Emigrantët janë vendosur në dhjetëra kamionë të ushtrisë.  “Po marrim masa për ti kthyer grup në Greqi” thotë një zëdhënës i policisë maqedonase i cituar nga Reuters. Ndërkohë të paktën 30 gazetarë të cilët ndoqën emigrantët janë ndaluarDD03D3D5-87BB-4AAE-91CA-E071A10D155E_cx0_cy8_cw0_w1000_r1_s_r1Kthimi ne kaosEmigrantët u larguan nga kampi Idomeni mëngjesin e sotëm, pas përhapjes së një lajmi se rreth 5 kilometra më tej kufiri ishte i hapur. Kjo bëri që qindra emigrantë të ndërmarrin udhëtimin në këmbë."Forcat e policisë greke ndoqën emigrantët nga Idomeni në Hamilo, dhe u përpoqën të ndalonin paqësisht turmën por ishte e pamundur” tha një zyrtar grek. Policia greke u thotë vazhdimisht refugjatëve se edhe nëse do të tentojnë të hyjnë në Maqedoni nga një pikë tjetër, do të kapen nga policia maqedonase."Shpresojmë që të kalojmë sepse jemi shumë" i thotë një 24 vjeçar sirian AP. “Nuk duam të qëndrojmë në kamp sepse jemi të lodhur atje’Gazeta greke “Kathimerini”, shkruan se mes atyre që duan të ikin ishte edhe një 65 vjeçar i sëmurë, i cili rrëfen se pjesa tjetër e familjes së tij është në Gjermani dhe se ai dëshiron t’u bashkohet atyreFrika e semundjeveNdërkohë në kampin e Idomenit, përpos kushteve tejet të vështira, ku tendat lundojnë në ujë dhe ku mjetet bazike mungojë totalisht, është rritur paniku i përhapjes së sëmundjeve infektive. Situata përkeqësohet çdo ditë e më shumë, teksa shpresat janë përqendruar në samitin e 17 dhe 18 marsitm, ku pritet të nëshkruhet marrëveshja mes Bashkimit Europian dhe TurqisëMaqedonia mbylli kufijte Maqedonia mbylli kufirin e saj më 9 mars, duke lënë rreth 13.000 refugjatë të bllokuar. Në Greqi aktualisht ka rreth 44 mijë e 532 refugjatë, pjesa më e madhe e të cilëve është në veri të vendit (rreth 23 mijë), ndërsa pjesa tjetër në ishujt e detit Egje.322EE6E400000578-3491431-image-a-188_1457971205922 322E85F700000578-3491431-image-a-173_1457969775739 dg 322EE2AF00000578-3491431-image-a-169_1457969582794 322EE92C00000578-3491431-image-a-190_1457971264007 322F01E400000578-3491431-image-a-187_1457971039083 322EFF5500000578-3491431-image-a-185_1457970991540image (3) image (2) image (1) image 1322E773200000578-3491431-image-a-166_1457966545525 322EE2AF00000578-3491431-image-a-169_1457969582794 322E7E7900000578-3491431-image-a-163_1457966004771 322ECF1C00000578-3491431-Around_1_000_migrants_including_women_and_children_trekked_for_6-m-168_1457969154551/Ora News/