Shpërthen treni me kimikate në Rusi, dhjetëra të plagosur

Një tren mallrash që mbante kimikate dhe produkte te naftës ka shpërthyer të enjten në mëngjes bëjnë të ditur autoritet.Ndërsa nga shpërthimi i një prej vagoneve ka arritur të bjerë në një kompleks banimi në jug të Rusisë, duke lënë të plagosur 27 njerëz, 13 prej të cilëve janë shtuar në gjëndje të rëndë në spital.Komiteti federal i Hulumtimit rus njoftoi se 69 vagonë mallrash që mbanin klorur natriumi, benzinë dhe lëndë të tjera djegëse si propan kanë shpërthyer.Ndërsa mallra të tjera janë shpërndarë pas zjarrit të shkaktuar në tren, i cili ndodhej afer stacionit Belagia Kalitva, në zonën Rostov, rreth 1.000 km në jug të Moskës."Nga Shpërthimi një pjesë e një kamionçine arriti në murin e katit të gjashtë në një kompleksi banimi", thuhet në faqen e internetit të Komitetit.Autoritetet ruse nisën hetime për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë neglizhencë penale apo shkelje të rregullave të sigurisë.