Apeli burg për Berlusconin, e dënon 4 vite për korrupsion
Gjykata e Apelit në Milano konfirmoi dënimin e mëparshëm për mashtrim në taksat për ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi.Në vendimin e saj, gjykata gjithashtu pezulloi kryetarin e koalicionit të djathtë në opozitë në Itali që të mbajë detyra shtetërore në pesë vitet e ardhshme.Njëkohësisht, Berlusconi është duke u përballur edhe me një gjykim të dytë, mbi akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitura.Në vitin 2012, gjykata e shkallës së parë kishte dënuar 76-vjeçarin me katër vjet heqje lirie dhe apeli nuk i gjykoi provat e reja të paraqitura nga mbrojtja si të mjaftueshme për të rrëzuar verdiktin e parë.Pas dënimit me katër vjet heqje lirie, dënimi i Berlusconit ishte reduktuar në një vit burg, por në bazë të ligjit italian, ky reduktim zhvlerësohet nga rigjykimi dhe apeli duhet të caktojë një kohëzgjatje të re të heqjes së lirisë.Sipas akuzës, ish-kryeministri kishte dëmtuar shtetin, duke fshehur një pjesë të detyrimeve fiskale që duhet të paguanin televizionet që ai ka në pronësi.Ndërsa pritet që ish-kryeministri italian, partia e të cilit Populli i Lirisë është pjesë e qeverisë së re të koalicionit, të apelojë vendimin e apelit në gjykatën e Lartë.