Tjetër incident në Bangladesh, viktima

Një zjarr në një fabrikë veshjes në Daka ka lënë të vdekur tetë persona,  ndërsa shifra e të vdekurve nga rrëzimi i fabrikës tjetër të veshjeve ka kaluar mbi 900.Zjarrfikësit thanë se zjarri i së mërkurës është përhapur në katet e ulta të një ndërtese 11 katëshe, në të cilën ka edhe apartamente banimi.Shkaku i zjarrit nuk dihet ndërsa mësohet se viktimat janë gjetur në shkallë, siç duket në përpjekje për të ikur.Ndërkohë, zyrtarët thonë se tashmë janë zbuluar 912 trupa nga rrënojat e ndërtesës tetë-katëshe që u rrëzua dy javë më parë.Autoritetet kanë mbyllur 18 fabrika veshjesh pas rrëzimit të fabrikës më 24 prill.Tragjedia ka fokusuar vëmendjen në kushtet e dobëta të industrisë së veshjes në Bangladesh, që prodhon kryesisht veshje për brendet kryesore ndërkombëtare.