Gjermania, rritje surprizë të ekonomisë
Gjermania përjetoi një rritje surprizë të prodhimit industrial në muajin mars, duke ripërtërirë shpresat për rikthimin e një rritje të qëndrueshme të ekonomisë më të madhe europiane gjatë 2013-s.Të dhënat zyrtare, të publikuara të mërkurën, kundërshtuan pritshmëritë e ekspertëve ekonomikë, që kishin paralajmëruar një situatë të pandryshuar në krahasim me muajin e mëparshëm.Prodhimi industrial u rrit gjatë marsit me 1,2%, ndërsa një studim paralel mbështeti këto të dhëna, duke treguar se porositë për lëndë të parë në fabrikat gjermane gjithashtu pësuan rritje.Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ekonomia gjermane vazhdon të jetë e ekspozuar ndaj krizës së Eurozonës dhe përgatitet të përballojë një tremujor të dytë (prill-qershor) të vështirë ekonomik gjatë 2013-s.Rritja e prodhimit industrial, sektori me më shumë peshë në ekonominë gjermane, pritet që të udhëheqë edhe rritjen ekonomike në muajt e ardhshëm.Ndërkohë, të dhënat e Bankës Qëndrore të Gjermanisë treguan gjithashtu se papunësia në muajin mars ishte në nivelin e 6,9%, e përkthyer në numra 2,9 milionë banorë në të gjithë vendin.