Putin pranon dorëheqjen e zv/kryeministrit

Presidenti rus Vlladimir Putin ka pranuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit me ndikim të tij, Vladislav Surkov.Një deklaratë e Kremlinit e së mërkurës thekson se Surkov, i cili dikur ka qenë strateg i lartë politik i Putinit, ka lënë postin e tij vullnetarisht.Dorëheqja erdhi një ditë, pasi Putin qortoi qeverinë për dështimin e zbatimit të të gjitha dekreteve të tij presidenciale.Zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov konfirmoi se dorëheqja lidhej me këtë dështim.Ndërkohë, hetuesit federalë po hetojnë akuzat e përvetësimit në Qendrën Inovative Skolkovo, ku Surkov ishte në bordin mbikëqyrës.Në rolin e tij si zëvendëskryeministër, Surkov ishte përgjegjës për modernizimin ekonomik të vendit.Prej vitit 1999 deri në vitin 2011, ai ishte zëvendës-shef i Administratës presidenciale ruse dhe u konsiderua si një arkitekt i sistemit të kontrolluar politik të Rusisë, të cilin ai e përshkroi si “demokraci sovrane.”