Ban Ki Moon mirëpret bisedimet e mundshme për Sirinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2013, 08:35
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon ka mirëpritur lajmin se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë bisedime të reja paqeje mes palëve në konfliktin sirian.Njoftimi u bë të martën në Moskë nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.Kerry tha se Uashingtoni dhe Moska do të punojnë për të organizuar një konferencë ndërkombëtare mbi Sirinë, sa më shpejtë, mbase në këtë muaj.Krerët e opozitës, megjithatë, janë skeptikë mbi ndonjë nismë, që do të mund ta linte presidentin Bashar al-Assad në pushtet.Anëtarët e opozitës thanë se janë të shqetësuar nga komentet e Kerryt në Moskë, duke i bërë jehonë Rusisë, se vendimi se kush do të marrë pjesë në një qeveri tranzitore duhet t’i lihet Sirisë.