Dita e Europës pritet me protesta
Ndërsa 27 vendet anëtare si dhe Bashkimi Evropian në Bruskel do të festojnë të enjten ditën e Europës, punonjësit e institucioneve të BE-së do të protestojnë."Propozimi ynë është rritja e orëve të punës në 40 orë në javë, dhe jo 60 % shkurtim të rrogave të administratës në 15 vitet e ardhshme ashtu siç propozojnë vendet anëtare. Megjithëse, greva nuk është kundër propozimit të vendeve anëtare", theksoi Anton Gravili, zëdhënës i Drejtorisë për marrëdhënie të brendshme institucionale dhe administratës.Sipas Gravilit, nëse sot KOREPER i beson mandatin presidencës irlandeze me BE-në dhe negociatat fillojnë të hënën, atëherë ka shanse të mëdha të arrihet marrëveshje para pushimeve verore, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë kjo situatë do të vazhdojë deri në shtator.Ndërkaq Dita e Evropës, së BE festohet në nder të deklaratës së ish ministrit francez të Punëve të Jashtme Robert Shuman nga vitit 1950, me të cilën ishte emëruar forma e re e organizimit të shteteve të "kontinentit të vjetër" të quajtur bashkësi supranacionale.