Rrëmbimi i 3 vajzave në SHBA, merren në pyetje 3 vëllezërit

Policia në Cleveland do të marrë në pyetje tre vëllezërit e arrestuar për rrëmbimin e tre vajzave. Gjykata u ka dhënë  prokurorëve 12 orë kohë për të bërë gati akuzat.Tre gratë që u liruan një ditë më parë, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë lënë spitalin. Amanda Berry u zhduk në moshën 16-vjeçare në vitin 2003, ndërsa Gina De Jesus u zhduk në moshën 14-vjeçare një vit më vonë.  Këto të dyja dhe Michele Knight, 32 vjec që u zhduk në vitin 2002 kur ishte vetëm 20 vjeç, janë gjetur në një shtëpi në qytetin e Klivlendit.Ndërkohë mediat ndërkombëtare kanë nxjerrë në dritë fakte të tjera. Në një intervistë për “Daily mail”, djali i një prej të arrestuarve  tregon se babai nuk i lejtonte që të futeshin në bodrum dhe se ato i mbante gjimonë të mbyllur.Zinxhirë pajisje të tjera që  përdoreshin për të mbajtur të lidhura vajzat janë gjetur në shtëpinë e rrëmbyesve.  Ariel Castro shofer autobusi në një shkollë dhe dy vëllezërit e tij Pedro 54 vjec dhe Onil 50 vjec janë arrestuar në lidhje me çështjen, pasi dyshohen se i kanë mbajtur vajzat kundër vullnetit të tyre.   Vetëm tre javë më parë,  Ariel Kastro pyeti djalin e tij nëse ai mendonte se policia nuk do ta gjente  kurrë një prej viktimave, Amanda Berry.Nga ana tjetër një fqinj tha se dy vjet më parë ai kishte parë në oborrin e shtëpisë së Castro-s tre gra,  por policia nuk i ishte përgjigjur thirrjes së tij.