"Dita e fitores" bashkon Putin me Medvedev: Shpëtuam botën nga fashistët

Tensionet e raportuara nga mediat kohët e fundit mes Presidentit Rus Vladimir Putin dhe kryeministrit Dimitri Medvedev janë vënë mënjanë dhe dy liderat kanë ndjekur sëbashku paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë.Putin iu drejtua të pranishmeve me një fjalim te shkurtër, duke rikujtuar mesimet që u nxorrën nga Lufta e Dytë Boterore, e cila në Rusi njihet "si lufta e madhe patriotike”."Ne do ta kujtojmë gjithmonë se Rusia, Bashkimi Sovjetik që zmbrapsi ato plane te urryera, te pergjakshme, arrogante te nazisteve. Ne nuk u lejuam fashisteve të merrnin botën. Ushtarët tanë mbrojtën lirinë dhe pavarësinë, duke mbrojtur mëmëdheun dhe duke sakrifikuar veten për të liruar Europën dhe sollën fitorën, madheshtia e te ciles do të ruhet në histori për shekuj… Gezuar Ditën e Fitores! Lavdi Rusisë! ", tha Putin.Të pranishëm në sheshin e kuq ishin i gjithë stafi qeverisës rus si dhe veteranët e Luftës së Dytë Botërore dhe të ftuar të huaj. "Dita e fitores" zhvillohet cdo 9 maj dhe shënon kapitullimin e Gjermanisë përballë Bashkimit Sovjetik në vitin 1945.Në paradën madhështore morrën pjesë më shumë se 11 mijë tupa, automjete ushtarake, tanke, armatime te renda dhe mbajtes raketash që pershkuan Sheshin e Kuq. Ndërsa për të shënuar 68 vjetorin, 68 aeroplanë dhe helikopterë ushtarakë kanë mbushur qiellin e Moskës për një finale spektakolare.Vladimir Putin gjatë kohës së tij në pushtet, ka zgjeruar festimet dhe pajisjet ushtarake në ekran. Presidenti ka njoftuar plane për të shpenzuar qindra miliarda euro për modernizimin e ushtrisë ruse.