9 Maji, ku është Europa sot?
9 maji njihet gjerësisht si dita e Evropës, një ditë që tregon paqen dhe unitetin në Evropë. Dita e Europës kujton fjalimin e Robert Schuman më 9 maj 1950.Në fjalimin e tij ai u bëri thirrje Francës, Italisë, Gjermanisë, Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës të themelojnë një Komunitet Europain. Armiqtë e dikurshëm u bënë miq. Kjo aleancë është themeli i Bashkimit të sotëm Europian.Po ku ndodhet sot Bashkimi Europian?Kriza ekonomike dhe financiare po e trondisin Europën me papunësinë e lartë, pensionet e pasigurta dhe pasigurinë. Shumë analistë mendojnë se europianët tashmë nuk janë më euforikë.Europianët po humbasin besimin tek BE-ja dhe institucionet e saj, ky është përfundimi i një studim i publikuar së fundi.Qytetarët e BE-së shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për vendet e punës dhe pensionet e tyre. Ata zhgënjehen nëse u krijohet përshtypja, se zëri i tyre nuk dëgjohet në institucionet e BE-së. Demonstrata, protesta dhe dhuna janë shprehje e qëndrimit të popullsisë së velur prej politikës.Baza për këtë bashkëjetesë brenda BE-së janë diversiteti kulturor, angazhimi i madh për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe vlerat e përbashkëta. Por në kohë të tilla kur duket se stabiliteti po lëkundet ka vetëm dy mundësi: ose të gjithë humbasin, ose të gjithë bashkë bëhen fitues.