Obama dhe Netanyahu diskutojnë për sigurinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2013, 08:25
Shtëpia e Bardhë deklaroi se presidenti Barak Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kanë folur në telefon në lidhje me çështjet e sigurisë rajonale dhe paqen në Lindjen e Mesme.Shtëpia e Bardhë tha se dy udhëheqësit ranë dakord për të vazhduar “koordinimin e ngushtë” mes tyre.Të dy udhëheqësit folënmenjëherë pasi sekretari i Shtetit John Kerry njoftoi se do të udhëtojë në rajon për dy javë, për të nxitur paqen mes Izraelit dhe palestinezëve.Kerry e bëri njoftimin në Romë përpara bisedimeve me ministren izraelite të Drejtësisë, Tzipi Livni, e cila po mbikëqyr përpjekjet izraelite për të rinisur negociatat.