Kina shënon rritje ekonomike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2013, 10:09
Kina ka raportuar të dhëna pozitive ekonomike, pasi qeveria e këtij vendi ka njoftuar sot se eksporti është rritur për 14.7%, në muajin prill, në krahasim me një vit më parë.Importi ka shënuar shkallën 16.8%, që është pak më i lartë se ai i muajit paraprak, që ishte 14.1%.Këto të dhëna të fuqishme sugjerojnë se rritja ekonomike e Kinës mund të forcohet, pas një rënie të papritur në tremujorin e parë, në 7.7% prej tremujorit paraprak, që ishte 7.9%.Disa analistë kanë tërhequr vërejtjen se ripërtritja e ekonomisë së Kinës është nxitur nga investimet e udhëhequra nga shteti dhe kreditë e bankave, kështu që rritja mund të jetë e paqëndrueshme nëse tregu ose investimet dobësohen.