Rrëmbehet djali i ish kryeministrit pakistanez

Persona të armatosur kanë kryer një sulm në një tubim zgjedhor në provincën jugore të Pakistanit, dhe kanë rrëmbyer të birin e ish kryeministrit Yousuf Raza Gilani.Policia tha se personat e armatosur kanë kryer një sulm në qytetin Multan dhe kanë rrëmbyer Haider Gilanin, kandidat për Asamblenë provinicale në zgjedhjet e 11 majit në Pakistan.Sulmuesit e armatosur gjithashtu ka qëlluar për vdekje një nga truprojat e Gilanit dhe ka plagosur pesë persona të tjerë.E enjtja është dita e fundit e fushatës zgjedhore e cila është përcjellë me sulme të përditshme kundër kandidatëve ose zyrave të partive politike.