Kurdët lënë Turqinë për Irakun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2013, 12:15
Militantët separatistë të Partisë se Punëtorëve Kurdë, që prej 3 dekadash lufton për një shtet të pavarur kurd në jug-lindje të Turqisë, kanë nisur tërheqjen drejt Kurdistanit irakian, sipas një marrëveshje paqeje të arritur me Ankaranë.Lajmi njoftohet nga mediat pro-kurde sipas të cilave grupet e para të militantëve kanë kaluar kufirin Turqi-Irak.Lajmi për tërheqjen nga Turqia u njoftua muajin e kaluar nga PKK, duke shtuar se kjo tërheqje do të mbërrinte në ditët e para të muajit maj.Më shumë se 40 mijë persona kanë gjetur vdekjen nga konflikti i përgjakshëm 30-vjecar mes separatistë kurdë dhe ushtrisë turke në zonat jug-lindore të Turqisë.