Referendumi në PS? Basha: Rama si Enveri, garë me një kandidat

Propozimin e Ramës për të hedhur në referendum mandatin e tij si kryetar partie, lideri i opozitës Lulzim Basha e ka krahasuar me vendimet e ish diktatorit Enver Hoxha që gjatë regjimit të tij, shpallej vetë kandidat dhe fitonte në mënyrë absolute.Basha: Çfarë ti thuash këtij që edhe zgjedhjet në parti do ti bëjë sic i bënte Hoxha. Do bëjmë referendum për mua tha. Edhe ateherë kishte votime po me një kandidat ama, referendum ishte, 99.9%.Politika dhe idiologjia e qeverisë, sipas Bashës është orientuar drejt orientit.Basha: Karvani i mjerë i Edi Ramës është nisur për në stepat e orjentit. E pret orienti jo ai i bukuri romantiku, por ai politik i dallkaukeve, i palaçove i abuzimeve, i gangësterave. Basha është ndalur sërish në akuzat për futjen në parlament të deputetëve me rekorde dhe të kaluar kriminale.Basha: A e patë sot të deklaronte pa pikë turpi para shqiptarëve dhe para socialistëve që e tregojnë si fajtorin numër 1 për sjelljen e kriminelëve në gjirin e tij kur teklaronte ku ka kriminelë, nuk ka inkriminim, ku janë  19 kriminelët. Po vallë ata që i ka prapa hekur a nuk ishin deputetet që ky i solli  në parlament për të dhunuar fjalën e lirë dhe opozitën. Po Koçon me shokë që pasurohet ndërkohë që populli varfërohet. A nuk është krim të pasurohesh nga populli që po merr aratinë. 19,25,15 po 5 i kanë dalë. Me me  5 quhesh apo jo? Po të tjerë do ti dalin dhe i kanë dalë. Problem të madh e ka listen e Lezhës. Ka renditur kriminel pas krimineli, nuk e heq do Prengën se tjetri që vjen pas Prengës është në burg.Për të rinjtë demokratë Lulzim Basha dha një lajm të mirë, që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ata do të përfaqësohen me 35%. Dhe formula e zgjedhjes së tyre do të bëhët si në SHBA, me debate.Basha: Unë kam vendosur ti propozoj këshillit të PD adoptimin e kuotës të përfaqësimit të të rinjve prej 35% në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Tani e thashë pak një gjë të madhe, por nuk ju kam dhënë më shumë seç ju takon. Po tju kisha dhënë 50% edhe mund ta meritoja duartrokitjen. Kam një kusht që është kushti i gjithësecilit prej jush. Nuk do ti caktojmë, por do ti zgjedhim me debat dhe me primare si republikanët dhe demokratet në Amerikë dhe do ti japim Shqipërisë një tjetër leksion demokracie./Oranews.tv/