Superreklama e Daily Mail, revista: Shqipëria, Spanja e Ballkanit
E mbani mend Shqiperinë? Vendi i krisur komunist, ku të huajt që kishin flokë të gjata i qethnin në aeroport para se të hynin! Ata që urrenin çdo gjë perëndimore, por megjithatë çmendeshin për filmat e Norman Uinsdom, i njohur ndryshe Pitkini?Epo tashmë gjithçka ka ndryshuar. Kjo është hyrja që ka bërë revista prestigjoze britanike “Daily Mail” në reportazhin e gjatë të saj për Shqipërinë."Cepi i fundit i Europës" titullohet shkrimi i në faqen travel, së të përditshmes Daily Mail.Teksti vijon duke përshkruar me çdo detaj plazhet, bukuritë e Shqipërisë, të cilat janë një okazion i fshehur në Ballkan ku shume turiste te huaj ende nuk e kane zbuluar!Ndërsa Christopher Middleton, autori i këtij shkrimi ka krahasuar vendin tonë me Spanjën.. por je me atë tani, po me atë para 50 vitesh!Dhe kjo më shumë për sa i përket çmimeve të lira! Ndaluni në bregun e Adriatikut dhe shijoni kilometra të tëra të rëre dhe plazhi, ndërkohë që çmimet e lira do t’ju sjellin buzëqeshjen në buzët tuaja.. Do të shijoni kafen vetëm me 40 pens..birrën e ftohte vetëm me 60 pens.. çmime këto të cilat janë më pak se një sterlinë, ndërsa vera është më pak se 4 sterlina thuhet në tekstin promovues për Shqipërinë e të përditshmes britanike.Gjithashtu në këtë promovim të shkëlqyer do të thoshin për vendin tonë, i cili i referohet më së shumti turistëve britanikë, theksohet se distanca e afërt e Londrës me Tiranën që është tre orë më shpejt se sa të shkosh në Greqi!Ndërsa fjalët më superlative mbahen për Tiranën, për qytetet historike Krujën, Shkodrën, Beratin.Dhe në fund të tekstit jepen disa këshilla se si turistët të komunikojnë për shërbimet qe u ofrohen dhe si të falenderojnë në gjuhën shqipe.