Listat e deputetëve, Sequi: Partitë nuk respektuan kuotën 30% për gratë

Ndonëse ka qenë i rezervuar për dy ditë me radhë, që nga publikimi i listave zyrtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit nga subjektet politike, kreu i prezencës së BE në Tiranë Ettore Sequi ka deklaruar se është i zhgënjyer nga përfaqësimi i ulët i grave në këto lista.Me tone kritike ndaj partive politike, Sequi shprehet qartazi se rezultati final nuk pasqyron kërkesën e BE-së që 30% e kandidatëve të ishin femra.“Nuk ishte ajo që prisnim për përfaqësimin e grave. Njoh deputete, të cilat kanë bërë një punë shumë të mirë. Kemi kërkuar që përfaqësimi i grave të ishte më i madh. Kam kërkuar që 30% e kandidatëve në lista të jenë gra”- u shpreh Ambasadori i BE-së.Deklaratat Sequi i bëri nga qyteti i Shkodrës ku mori pjesë në një aktivitet të organizuar në kuadër të Ditës së Europës, nga ku apeloi palët për bashkëpunim në funksion të çuarjes përpara të integrimit të vendit.‘Gjuha e të punuarit sëbashku është gjuha e BE” përfundoi ai.