Raporti “ESI”: Bota po ju vëzhgon! Politika të mos kapërcejë “vijat e kuqe”

E gjithë bota i ka sytë te Shqipëria dhe po vëzhgon situatën parazgjedhore e do të vëzhgojë edhe proçesin elektoral. Kjo theksohet me forcë në një raport të Inisiativës për Stabilitetin Europian, një organizatë ndërkombëtare me seli në Berlin.Në këtë raport nënvizohet se pikërisht ky fakt duhet të jetë i qartë për të gjithë institucionet shqiptare në mënyrë që të respektojnë në mënyrë rigoroze ligjet që ata vetë i kanë miratuar."Liderët shqiptarë duhet ta dinë se bota është duke i vëzhguar dhe kjo do të thotë se nuk duhen shkelur "vijat e kuqe" - theksohet në raportin e berë publik.E duke ju referuar "Pikave të kuqe" që nuk duhen kapërcyer Inisiativa për Stabilitetin Europian thekson se dihet qartë se cilat janë këto pika.Së pari, anëtarët e administratës zgjedhore nuk mund të zëvëndësohen ose të hiqen për arsye të pa specifikuara në Kodin Zgjedhor.Së dyti, ankimimet mbi numërimin duhet të bëhen përmes nje proçedure strikte që përcaktohet qartë në Kodin Zgjedhor.Raporti bën të qartë se nëse veprohet tani për këmbëngulje në revokimin e vendimit për shkarkimin e një anëtari të KQZ, SHBA dhe BE theksojnë se linja të tilla të kuqe nuk duhen kapërcyer gjatë javëve në vazhdim, pasi kjo do të conte në realizimin e standardeve europiane e ndërkombëtare .Edhe kjo organizatë i cilëson zgjedhjet e 23 qershorit jo vetëm si një test për demokracinë në Shqipëri, por edhe për të ardhmen e vendit tonë. Madje në një analizë që i bën historikut të zgjedhjeve në Shqipëri thekson se ka pasur gjithnjë probleme, ndaj duhen marrë masa për të shkuar drejt një proçesi transparent dhe të rregullt.Madje "Inisiativa për Stabilitetin Europian" i rekomandon BE-së të bëjë të qartë tani se nëse KQZ nuk rindërtohet para fillimit zyrtar të fushatës elektorale më 23 maj duke zbatuar Kodin Elektoral dhe nëse ky institucion nuk do të jetë në gjendje të kryejë funksionet e tij në mënyre profesionale dhe të paanshme deri në fund të proçesit zgjedhor,BE nuk do ti konsiderojë këto zgjedhje si "të mbajtura në përputhje me standartet nderkombetare dhe europiane". Pasi kjo do te bllokonte Shqiperine të hidhte hapa të metejshëm drejt aderimit ne BE.