Gratë demokrate bëhen bashkë në Shkodër, Topalli këndon "Lule Borën"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2016, 16:42
Gratë demokrate në Shkodër kanë festuar duke kënduar “Lule Borën”, këngën tradicionale shkodrane. E pranishme ka qenë dhe ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli.Duke kënduar një ndër këngët simbol të Shkodrës, "Lule Borën", ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe kryebashkiakja Voltana Ademi, festuan 8 Marsin me gratë e lidhjes demokratike në Shkodër.Deputetja Topalli tha se do të kishte dashur që në këtë ditë, gratë në çdo qytet të protestonin për kushtet e vështira të jetesës.Kryebashkiakja Ademi përmendi disa prej grave shkodrane që për herë të parë thyen tabute.Më pas gratë demokrate dhuruan lule për çdo zonjë që takuan në rrugët e qytetit.

https://www.youtube.com/watch?v=xveLKw-0rnM/Oranews.tv/