Davutoglu dhe Tsipras më xhentelmenë se kurrë, trëndafila gazetareve për 8 mars
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2016, 14:05
Gazetaret e mediave turke dhe ndërkombëtare të cilat po përcillnin vizitën e kryeministrit grek në Turqi kanë qenë të privilegjuara në Ditën Ndërkombëtare të Grave.Sëbashku me homologun turk Davutoglu, kryeministri Tsipras shpërndau trëndafila për zonjat dhe zonjushat e medias.Veç luleve nuk kanë munguar foto dhe buzëqeshje nga ana e dy Kryeministrave, duke u çtensionuar kështu pas orëve të gjata dhe të vështira të bisedimeve në Bruksel mbi krizën e refugjatëve.Tsipras po merr pjesë në Këshillin e Lartë Turk për Bashkëpunim me Greqinë, ku në qendër të bisedimeve do të jenë përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe.