Emigrantët në Idomeni: Të dëshpëruar nga vendimi i BE për të na kthyer në Turqi
Mijëra emigrantë në kufirin greko-maqedonas janë zgjuar nën ujë, teksa tendat e tyre janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendua të shiut. Teksa ngohen pranë zjarrit, ata shprehen të zgjënjyer nga vendimi i liderëve europianë për kthimin e tyre në Turqi, duke kërkuar që të hapen kufijtë, të paktën për ata që kanë mbetur të bllokuar në Idomeni. Emigrantët e mbetur të bllokuar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë kanë kaluar natën më të vështirë mbrëmë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe temperaturave të ftohta, por edhe vendimit të liderëve europianë për kthimin e tyre në Turqi.Nuk ka qenë më pak i vështirë mëngjesi. Tendat e tyre dhe thuajse i gjithë kampi është përmbytur dhe ato pak sende që kishin me vete si batanije, rroba dhe ushqime ose lundrojnë në ujë ose janë në baltë.Në një mjegull te dendur, banorët e kampit qëndrojnë të mbledhur dhe të mbuluar me batanije pranë zjarrit, teksa fëmijët kembëzbathur përpiqen të gjejnë dru për zjarrin.Të lodhur nga kushtet dhe nga durimi, emigrantët shprehen të zhgënjyer nga vendimi i liderëve të Bashkimit Europian për kthimin e tyre në Turqi, duke kërkuar hapje të kufijve."Natyrisht që nuk mund të fle për shkak të shiut. Kur u zgjova mu duk sikur tenda ime ndodhej brenda një pishine. Kam shumë ethe dhe dhimbje trupi nga i ftohti dhe lagështira. Por çfarë mund të them, asgjë, ju e shikoni se çfarë ndodhi në mbledhje. Na kanë mbetur edhe dhjetë ditë pasi ata më 17 mars do të na kthejnë mbrapsht”, thotë Mohammedi, nga kryeqyteti i Sirisë, Damasku.“Jemi të zhgënjyer pasi shumica e njerëzve këtu jeton me shpresën se kufijtë do të hapen, të paktën për ne që kemi mbetur të bllokuar këtu. Ndihemi shumë keq dhe jemi shumë të zemëruar”, thotë Ahmedi po nga Siria.I pyetur se çfarë dë të bëjë nëse kufiri nuk hapet ai u përgjigj:“Asgjë, nuk mund të bëjmë asgjë”.Të paktën 12.000 njerëz presin natë e ditë pas portave kufitare në shi e ftohtë, për një mundësi kalimi të kufirit me shpresën e ndërtimit të një jete të re në vendet europiane.