Tre vjet nga humbja e MH370, po analizohet pjesa e gjetur e avionit në Mozambik
Kanë kaluar tre vjet nga zhdukja e avionit të Malaysia Airlines MH370 dhe ende nuk është zbuluar jo vetëm shkaku, por as vendi ku ka rënë. Deri tani janë gjetur dy pjesë të tij, e fundit në brigjet e Mozambikut e cila po hetohet nga zyrtarët australianë dhe malajzianë. Aksidenti ndodhi më 8 mars të 2014 dhe konsiderohet me misteriozi në historinë e transportit ajror.Teksa Malajzia po analizon bashkë me Australinë mbetjet e reja të gjetura në brigjet e Mozambikut, zhdukja misterioze e avionit të Malaysia Airlines MH370 ka hyrë në vitin e tretë.Më 8 mars të 2014, menjëherë pasi u ngrit nga pista e kryeqytetit të Malajzisë me destinacion Pekinin, avioni me 239 pasagjerë në bord sëbashku me ekupipazhin humbi kordinatat.Në operacionet e kërkimit u përfshinë një sërë vendesh me avionë, anije, nëndetëse dhe satelitë.Hetuesit besojnë se dikush mund të ketë fikur qëllimisht transponderin e avionit, duke shmangur itinerarin dhe duke çuar në rënien e avionit.Në fund të korrikut 2015, ekipet e kërkimit zbuluan një pjesë të krahut të avionit në bregun e ishullit Reunion në Oqeanin Indian, rreth 3700 km nga zona e pritshme e rrëzimit.Autoritetet besojnë se ajo është pjesë e avionit, por më pas nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.Me ngjyrë të bardhë, disa metra e gjatë, një copë metali u gjend së fundmi në brigjet e Mozambikut në Afrikën juglindore nga një aventurier amerikan, i cili po kryente kërkime të pavarur për avionin.Pjesa e gjetur do të analizohet nga zyrtarët autralianë, por edhe me kontributin e Malajzisë.Ky aksident ajror është konsideruar më misteriozi në historinë e transportit ajror dhe fatkeqësia me e madhe për kompaninë, gjendja e së cilës u përkeqësua edhe më shumë pas një tjetër aksidenti të ndodhur më 17 korrik, ku një avion i kësaj linje u qëllua në Ukainë duke lënë pas 298 viktima.