Merkel optimiste për zgjidhjen e klandestinëve, Hollande i kërkon Turqisë kriteret
Pas 15 orësh bisedime në Bruksel mbi gjetjen e zgjidhjes së krizës së klandestineve, liderët europianë kanë reaguar mbi ofertën e Turqisë, por mbi të gjitha mbi atë që ajo kërkon në këmbim për të frenuar fluksin e klandestinëve. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se propozimi i Turqisë do të zgjidhë krizën nëse realizohet. Presidenti francez Hollande kërkoi plotësimin e kritereve nga Ankaraja për liberalizimin e vizave për qytetarët turq, kurse kryeministri britanik Cameron tha se vendi i tij nuk bëhet pjesë e asnjë skeme për krizën europiane.Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se oferta e Turqisë për të marrë të gjithë emigrantët e kthyer nga brigjet greke është mundësia më e mirë për zgjidhjen e krizës.Pas 15 orësh bisedime, Merkel dha mbështetjen e saj për konturet themelore të planit të propozuar nga kryeministri turk Ahmet Davutoglu, duke kërkuar arritjen e shpejtë të marrëveshjes.Merkel: Propozimi i palës turke është një zbulim i madh në qoftë se realizohet, pasi do të thyente këtë cikël vicioz të hyrjes së paligjshme të klandestinëve në Europë dhe për pasojë heq të drejtën e tyre të qëndrimit në vendet europiane.Sa i perkët kushtit të vendosur nga Turqia për liberalizim të vizave për qytetarët e saj deri në qershor dhe hapje të negociave deri në fund të 2016 për 5 kapituj, Presidenti francez François Hollande tha se qytetarët turq mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen të Evropës vetëm në qoftëse Ankaraja përmbush 72 kriteret e kërkuara.Hollande: Parimisht liberalizimi i vizave mund të ndodhë dhe unë jam dokord të ndodhë në qershor në bazë të rregullores, por nesë përmbushen kriteret dhe janë 72 që duhet të përmbushen. Nëse nuk plotësohen, liberalizmi i vizave nuk do të bëhet as në qershor.Edhe kryeministri i Britanisë, David Cameron, është shprehur optimist, duke u shprehur se liderët europianë e kanë një bazë për të ndaluar fluksin.Por ai nënvizoi se Britania e Madhe nuk do të jetë pjesë e asnjë skeme të krizës, me argumentin se vendi i tij ka një rrugëdalje nga kjo situatë, duke lënë të kuptohet referendumin që pritet të mbahet në qershor.