Haxhinasto për “Der Spiegel”: Do të ndërtojmë rrugë dhe aeroporte të rinj, modernizojmë hekurudhat
Shqipëria ka potencial të madh zhvillimi dhe ofron mundësi të shumta për investitorët e huaj.Kjo është deklarata e ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto gjatë një interviste për revistën prestigjioze gjermane “Der Spiegel”.Haxhinasto: Infrastruktura shqiptare, ka potencial të madh zhvillimi, ne jemi në vend në ndërtim që do të thotë që ofrojmë mundësi të shumta të bashkëpunimit për investitorët e huaj, që kanë mundësi për financim me kapitalin e tyre ose me mundësi financimi nga institucione të tjera, si dhe për partner që kërkojnë edhe forma të tjera bashkëpunimi”. Kreu i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve tha se Shqipëria ka marrë përsipër të zhvillojë një program të qartë për infrastrukturën rrugore.Ndër prioritetet e këtij mandati qeverisës, ministri renditi ndërtimin e rrugëve dhe aeroporteve të rinj, si dhe modernizimin e transportit hekurudhor dhe detarHaxhinasto: Në këtë kuadër, jo vetëm do të ndërtohen rrugë të reja por do të modernizohen linjat hekurudhore dhe shërbimet portuale, gjithashtu synojmë të ndërtojmë edhe aeroporte të rinj.Ndërsa drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika, tha se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është ndër prioritetet e ministrisë. Xhika: Shqipëria ka investuar shumë për të përmirësuar rrjetin rrugor, dhe do të vazhdojë të bëjë në të ardhmen. Kjo do të çojë në zhvillim ekonomik të zonave, përmirësimin e cilësisë së jetës si dhe shtimin e turizmin./Ora News/